Sunday , 19 January 2020
Breaking News

SKURAJT E KURBINIT DALIN NGA IZOLIMI, RIKONSTRUKTOHET URA DHE REHABILITOHET RRUGA

Ura qe ka mbajtur prej kohesh te izoluar 5 fshatra te Malesise te Kurbinit eshte rikonstruktuar. Protestat dhe ankesat e vazhdueshme te banoreve nuk moren vemendjen e institucioneve te shtetit, por te nje individi. Fitimtar Lala eshte personazhi qe lehtesoi problemet e levizjes bashkfshatareve te tij. Ai ka nisur te investoje nga te ardhurat e vete ne zonen e skurajve dhe gjithcka ne sherbim te te gjithe banoreve. Ura e cila mori edhe jeten e nje te riu 1 vit me pare tani eshte e kalueshme fale investimit qe u ndermor vetem nga nje individ.

Si pjese te ndihmes per bashkfshataret e tij, Fitimtar Lala ka pare edhe rehabilitimin e rruges drejt skurajve me gjatesi 6.5 km. Nderhyrja ka nisur, por banoret e zones kerkojne qe edhe institucionet e shtetit te jene bashkudhetare te ketyre nismave nga individe te vetem.

Per te nderhyre ne zonen e skurajve, emigranti Lala ka vn n dispozicion disa mjete pr rikosntruksionin e rrugs, ndersa edhe banoret e ka punesuar duke synuar edhe ndihmen financiare ndaj tyre.

Lexoni dhe kete

ÇFARË DO TË NDODHË ME SPITALIN E LAÇIT?

Që prej tërmetit të 26 Nëntorit urgjenca e spitalit e Laçit është zhvendosur në mjediset …