Breaking News

SMAJLAJ MË 18 JANAR NË MITINGUN E STAMBOLLIT

Kampioni i Europës në fuqi, atleti shkodran Izmir Smajlaj, po përgatitet të marrë pjesë në një miting ndërkombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Stamboll të Turqisë. Kjo do të jetë gara e parë për të në vitin 2018 dhe padyshim që 24 vjeçari do të kërkojë ta nisë mbarë, për të përsëritur padyshim sukseset e vitit të kaluar. Pas stërvitjeve të kryera për disa kohë në San Marino, ditët e fundit ka vijuar me përgatitjet në Tiranë ndërkohë që drejt Turqisë pritet të niset me datë 15 janar. Kjo ngaqë Mitingu i planifikuar për t’u zhvilluar fillimisht më datë 11, është shtyrë për një javë më vonë. Pra, do të bëhet më 18 janar.

Padyshim që ky Miting në të cilin do të marrin pjesë edhe atletë të tjerë të njohur të Ballkanit por edhe të Europës, do të jetë njëfarë testi për të gjithë sportistët në prag të Kampionatit Europian të sallave të mbyllura, i cili edhe ai do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë më 17 shkurt. Smajlaj sigurisht që do të mundohet të tregojë vlerat e veta edhe në Mitingun e javës tjetër por padyshim që vëmendja më e madhe është e përqendruar tek Europiani. Jo më kot, ai nuk do të kthehet në Shqipëri pas përfundimit të Mitingut Ndërkombëtar po do të vijojë me procesin stërvitor në Turqi.

Arsyeja është të rrisë edhe më shumë parametrat e tij fizikë në prag të këtij evenimenti të rëndësishëm. Ky sportist sigurisht që është krenaria e sportit shkodran dhe atij shqiptar dhe patjetër që do të vijojë të na dhurojë të tjera rezultate të larta në arenën ndërkombëtare sepse të gjitha të dhënat flasin në favorin e tij. Mosha e re, të dhënat fizike të jashtëzakonshme dhe po t’u shtosh atyre edhe plotësimin e kushteve për stërvitje, natyrisht që titulli i vjetshëm nuk do të mbesë i vetmi sepse shumë shpejt do të shoqërohet nga të tjerë prej Izmir Smajlajt.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …