Thursday , 15 April 2021

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në Poloni, aty ku do të marrin pjesë në garat e Kampionatit Europian të sallave të mbyllura që do të zhvillohen atje më 7 mars.

Gjatë këtyre ditëve ata janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit për garën e së dielës dhe forma e tyre sportive duket e mirë. Të dy këta sportistë, pritet ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion të rëndësishëm europian dhe madje do të synojnë të thyejnë edhe rekorde e të futen në zonën e medaljeve.

Smajlaj vjen në këtë kampionat pas tre medaljeve të arta që ka fituar kohët e fundit në garën e kërcimit së gjati, pikërisht në Kampionatin Ballkanik si dhe në mitingjet ndërkombëtare të Vjenës dhe Beogradit. Forma e tij sportive duket shumë e mirë dhe ai do të synojë të jetë në zonën e medaljeve. Ndërkohë edhe Burraj do të synojë të jetë në finalen e garës së 400 metrave të këtij europiani.

Ai vjen pas dy medaljeve të argjendta të fituar në Ballkaniadë dhe mitingun e Beogradit dhe po ashtu do të synojë të thyejë rekordin personal të kësaj gare, por edhe të arrijë deri në finale. Por ndërkohë, një nga shqetësimet e tij është mungesa e trajnerit Bruno Rrotani në këtë kompeticion.

Federata Shqiptare e Atletikës nuk i ka siguruar udhëtimin dhe për rrjedhojë ai ka mbetur në Shkodër. Padyshim që kjo është diçka jo e mirë për sportistin e tij, megjithatë ky tashmë është një realitet dhe Burraj do të bëjë pa trajnerin e tij.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …