Breaking News

SMAJLAJ E BURRAJ PËR REKORDE TË REJA KËTË FUNDJAVË

Tashmë është zyrtare që kampionati kombëtar I atletikës për të rritur për këtë vit, do të zhvillohet në Shkodër. Do të ndodhë kështu ditën e shtunë dhe të dielë kur atletët më të mirë të të gjithë Shqipërisë do të mblidhen në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” për të treguar vlerat e tyre më të mira. Të paktën nga sa është deklaruar, edhe në këtë aktivitet që është edhe më I rëndësishmi në garat kombëtare, pritet të ketë rezultate të larta sportive. Të paktën dy prej sportistëve pjesmarrëçiËs do të tentojnë edhe thyerjen e rekordeve kombëtare. Bëhet fjalë për dy shkodranët, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj.

I pari ndonëse tashmë konkurron për Tiranën, u ka bërë thirrje miqve dhe dashamirësve të tij të jenë këtë fundjavë në stadiumin “Loro Boriçi” për ta mbështetur sepse do të synojë rekord të ri kombëtar në garën e kërcimit së gjati. Të njëjtën gjë mund të pretendojë edhe atleti I Vllaznisë Franko Burraj në garën e 400 metrave. Në fakt ky stadium u ka sjellë fat më përpara të dy këtyre sportistëve. Smajlaj pesë vjet më parë vendosi për herë të parë rekord në këtë stadium, ndërsa Burraj e arriti këtë gjë muajin e kaluar kur theu rekordin 21 vjeçar të Lulit në 200 metra.

Por nga ana tjetër, sa I takon garave, Vllaznia e meshkujve do të tentojë të shpallet sërish kampione e Shqipërisë. Titull ky që do të ishte I 11-ti rradhazi për ekipin shkodran. Gjasat janë që të ndodhë kështu sepse përgatitjet kanë kohë që janë bërë për këtë sukses dhe sportistët e trajnerët e saj presin ta kurorëzojnë me titullin kampion të rradhës.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …