SMAJLAJ: KRENAR QË DO MBAJ FLAMURIN SHQIPTAR NË SPANJË

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka marrë dje nga duart e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, flamurin shqiptar me të cilin ekipi olimpik i vendit tonë do të parakalojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”. Natyrisht që i takon atij mbajtja e këtij flamuri ngaqë është sportisti me rezultatin më të lartë aktualisht në vendin tonë, atë të kampionit të Europës. Vetë Smajlaj gjithsesi në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet i lumtur që do të ketë këtë privilegjin e mbajtjes së flamurit shqiptar në këto Lojëra.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me garën e tij, Smajlaj shprehet se pritet të ketë rivalitet të fortë në kërcim të gjati megjithatë, duke besuar edhe në pak fat, ai shpreson që t’i dhurojë Shqipërisë medalje të artë edhe në këto Lojëra.

Ekipi olimpik shqiptar do të niset drejt Spanjës më 24 qershor dhe natyrisht që të gjithë presim një përfaqësim sa më dinjitoz të tij në disiplinat e ndryshme sportive ku do të marrë pjesë. Natyrisht, që sytë janë të përqendruar tek të gjithë shkodranët që janë pjesë e këtij ekipi dhe veçanërisht tek flamurmbajtësi shqiptar, Izmir Smajlaj.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË EDHE TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë treguar edhe njëherë tjetër vlerat e tyre duke u shpallur fitues …