Breaking News

SMAJLAJ MBET PA MEDALJE, RENDITET I KATËRTI

Atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk ka arritur dot të futet në zonën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare që janë duke u zhvilluar në Tarragona të Spanjës. Ai  ka qenë I pafat në garën e tij dhe është renditur i katërti në kërcim së gjati. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet dhe ai ka arritur të kërcejë vetëm 7.85 metra, rezultat me të cilin ka mbetur jashtë podiumit.  Kjo ngaqë tre sportistë të tjerë kanë kërcyer më shumë. Medaljen e artë e ka siguruar një atlet sirian I cili ka kërcyer 8.02 metra, të argjendtën një grek që ka kërcyer 8.01 metra dhe të bronztën një Italian që ka kërcyer 7.90 metra.

Pra, Smajlaj nuk ka siguruar medalje për vetëm 5 centimetra por duhet thënë se ai ka qenë I pafat. Themi kështu sepse në tre kërcime ka bërë faull duke mos arritur dot të arrijë objektivin e tij. Në njërin prej këtyre kërcimeve, ai është hedhur mbi 8 metra dhe me siguri që do të ishte renditur në vendin e parë ose të dytë, por prekja e vijës së faullit me vetëm 1 centimetër e ka penalizuar atë. Sporti I atletikës ashtu si çdo sport tjetër, duhet patjetër të ketë edhe fatin brenda por këtë ai nuk ka qenë në anën e shkodranit. Natyrisht që nuk mund të quhet dështim renditja në vendin e katërt por padyshim që Smajlaj ka pretenduar më tepër edhe nga vetja duke e patur thuajse të sigurtë renditjen në mes tre të parëve.

Kësisoj Shqipëria largohet nga këto Lojëra vetëm me medaljen e artë të Luiza Gegës dhe të argjendtën e boksierit Krenar Zeneli. Nëse për Gegën medalja ka qenë e pritshme, ajo e boksierit Zeneli ka qenë vërtetë surpriza e këndshme e kësaj pjesmarrje të ekipit olimpik shqiptar në këto Lojëra.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRITJE TË TRAJNERIT TË RI PËR TË NISUR PUNËN

Dilema e trajnerit të ri të Vllaznisë ende nuk ka marrë zgjidhje. Shumë kandidatura përmenden …