Thursday , 1 October 2020

SMAJLAJ “MBRET”. REKORD EDHE NE TREHAPESH

Atleti shkodran Izmir Smajlaj nuk di tė ndalet. Pasi ka thyer rekordin kombėtar nė garėn e kėrcimit sė gjati pak kohė mė parė, pasditen e se Henes ka thyer njė tjetėr rekord kombėtar. Ka ndodhur sėrish nė Elbasan, stadium ky qė duket se ėshtė shans pėr 23 vjecarin. Nė garat e kampionatit kombėtar tė atletikės qė janė duke u zhvilluar nė kėtė qytet, Smajlaj ka thyer edhe rekordin kombėtar nė garėn e kėrcimit trehapėsh. Nė njė nga kercimet e tij, ai ka kapur distancėn prej 16.30 metrash, distancė kjo qė ka shėnuar njė rekord tė ri. Rekordi i mėparshėm prej 16.09 metrash ishte vendosur para plot 30 vitesh nė njė garė tė zhvilluar nė Shkodėr.

Me rekordin e tij tė djeshėm, Smaljaj ka kapur edhe normėn pėr tė shkuar nė Olimpiadė. Forma e shkėlqyer qė po kalon ky sportist ėshtė shoqėruar nga rezultate tė larta prej tij, konkretizuar me vendosjen e dy rekordeve tė reja kombėtare.

Nė garat e tjera tė zhvilluara nė ditėn e parė tė kampionatit njė tjetėr sportist i Vllaznisė ka zėnė vend tė parė nė njė garė. Ai ėshtė Bledar Mesi qė ėshtė shpallur kampion nė garėn e 3000 metrave me pengesė, titull ky qė ėshtė i 17-ti pėr tė nė karrierėn e tij. Shumė interesante ka qenė edhe gara e 100 metrave ku nė duel pėr vendin e parė kanė qenė dy shkodranė, Mario Shestani qė konkurron pėrTiranėn dhe Bajram Muca i Vllaznisė. Nė fund ka fituar sportisti i Tiranės qė ėshtė shpallur kampion i kėsaj gare. Nė ditėn e dytė tė kampionatit priten tė tjera rezultate tė larta tė sportistėve shkodranė qė do tė tentojnė edhe fitimin e titullit tė tetė kampion rradhazi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E TIRANA NƋ ā€œRESHIT RUSIā€, POR PƋR TƋ PROTESTUAR

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar vijon bojkotin dhe ndeshjet e javes se trete te saj …