SPA & WELLNESS CENTER, INVESTIMI ME I RI NE SHKODER

“Spa & Wellnes Center” eshte nje kompleks i ri me kushtet moderne dhe me standartet me te larta qe i shtohet Shkodres. Kjo edhe fale investimit te biznesmenit te njohur ne Shkoder Sander Luani, teksa inagurimin e zhvilloi mbremjen e se Enjtes.

Ky komples vjen pas nje investim prej disa vitesh te biznesmenit Luani, qe ka hedhur miliona euro per ti ardhur ne sherbim turisteve te huaj por edhe qytetareve shkodrane. Nje pishine e mbyllur, nder te paktat ne Shkoder, me nje palester, sauna dhe sherbime te tjera, kompleksi “Spa Wellnes Center” ndodhet ne zonen e Bushatit, teksa mund te dallohet fare qarte ne autostraden Shkoder- Lezhe.

Miq dhe familjare, por edhe figura te njohura ne Shkoder, moren pjese ne inagurimin e ketij kompleksi te biznesmenit Sander Luani. Vete ai flet per kete investim qe i shtohet Shkodres dhe per kerkesat qe do ti plotesohen çdo turisti.

Ky nuk eshte investimi i pare Sander Luanit, pasi me heret ka inaguruar edhe hotelin “Luani i Arte”, nderkohe ka edhe biznese te tjera ne sherbim te qytetareve.

Lexoni dhe kete

JAVA OLIMPIKE NE GJIMNAZIN “OSO KUKA” SHKODER

Në kuadër të javës Olimpike, gjimnazi “Oso Kuka” organizoi këtë të hënë aktivitetin final për …