Wednesday , 17 January 2018

SPECIALISTËT: VLLAZNISË DUHET T’I JAPIM EDHE PAK KOHË

Oshilacionet e treguara nga Vllaznia në javët e para të kampionatit janë të pranueshme dhe prandaj gjërat nuk duhen dramazituar. Për rrjedhojë, futbollistëve dhe stafit teknik u duhen dhënë më shumë kohë në dispozicion si dhe mbështetje sepse skuadra i ka mundësitë për t’u ngjitur më lart në renditje. Ky ka qenë mendimi i specialistëve të futbollit të cilët kanë qenë të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa.

Në këtë emision është folur edhe për sukseset e ekipeve të shumësportëshit dhe konkretisht për titullin e 21-të kampion të ekipit të boksit teksa në studio kanë qenë të ftuar dy boksierët kampionë të Vllaznisë Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi. Po ashtu është folur edhe për suksesin e ekipit të çiklizmit me fituesin e Rrethit Çiklistik të para pak ditëve, Bruno Kolën që ka premtuar për një vazhdimësi të këtyre sukseseve edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal …