Saturday , 16 November 2019

SPEKTAKLI “TURBO SHOW” MBUSH TEATRIN “MIGJENI”

Në një sallë të tejmbushur nga publiku shkodran, mjeshtëri i madh Sander Ruçi ka vënë në skenën e teatrit “Migjeni” spektaklin e tij të titulluar ”Turbo Show”. Pavarësisht se jeton mes Shkodrës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht ky spektator shkodran është ai që nxit Sandër Ruçin të vij së paku një herë në vit me një spektakël të tillë dhe as këtë herë nuk e zhgënjeu. Mes humorit dhe këngëve, spektatori shkodran shijoi për 2 orë këtë spektakël, ku nuk mungoi as thumbimi për rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa, vetë Sandër Ruçi u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e publiku në teatër.

Spektakli “Turbo Show” trajtonte tema nga më të ndryshme të cilat prekin shoqërinë tonë, sic është integrimi europian, LGBT, etj. Ky spektakël do të vihet në skenë edhe mbrëmjen e kësaj të enjte.

Lexoni dhe kete

PROMOVOHET NE LEZHE LIBRI “MIRDITA PER KOL MIRDITEN”

Gazetari i njohur Gjergj Marku ka promovuar në Lezhë librin tijë “Mirdita për Kol Mirditën”, …