SPITAL PER TE DENUARIT NE BURGUN E SHENKOLLIT

Në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë do të ndërtohet një spital ku do të trajtohen të dënuarit të cilët janë me probleme mendore. Sipas një dokumenti të siguruar nga Agjencia e Prokurorimeve Publike, bëhet thirrje që kompanitë e interesuar për këtë ndërtim të paraqesin ofertat e tyre për objektin “Rikonstruksion në IEVP Lezhë, përqasje për spital të te sëmurëve mendor”.

Vlera e investimit është rreth 4.6 milion lekë, ndërsa detajet e këtij projekti dhe nisja e punimeve ende nuk dihen. Sipas burimeve në këtë spital pritet që të trajtohen të burgosurit të cilët kanë një raport mjekoligjor për sëmundje përkatëse, pasi kjo ka qenë një problematike e vazhdueshme në vendin tonë e cila është trajtuar edhe nga ndërkombetaret. Në një raport të vitit 2014 nga organet e Këshillit Evropian thuhej se situata me të sëmurët që vuajnë dënimin nuk ka bërë përmirësime, duke kërkuar ndërhyrje e menjëhershme.

Me rikonstruksionin e IEVP Lezhë, parqasje për spital të të sëmureve mendor, synohet që ti jepet fund problematikes.Ende nuk dihet nëse godina e spitalit të burgut do të ndërtohet në ambientet aktuale të burgut të Shënkollit apo pranë saj. Ndërkohë aktualisht në burgun e Shënkollit në Lezhë ka 150 të burgosur, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit në Shkodër, për shkak të dëmeve që kanë pësuar godinat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lexoni dhe kete

MINISTRJA MANASTIRLIU, INSPEKTIM NË SPITALIN E LEZHËS

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një inspektim në spitalin e Lezhës, teksa deklaroi se …