“SPITALI I LAÇIT NE LETER, ASKUSH NUK SHIHET DUKE PUNUAR”

Prezenca e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë në Laç për të prezantuar nisjen e punimeve të spitalit ishte show i radhës, pasi asnjë mjet apo punëtor nuk shihet duke punuar.

Denoncimi është bërë nga aktivistet e Shoqërisë Civile në Kurbin sipas të cilëve kjo është e tretë herë që Rama premton ndërtimin e spitalit dhe asgjë nuk është bërë.

Ata thonë se referuar projektit, spitali është planifikuar të realizohet me konstrukt metalik dhe me kapacitet me të vogël se ai që ka qenë.

Aktivistet thonë se pavarësisht kërkesave zyrtare drejtuar institucioneve nuk ju është vënë në dispozicion projekti i spitalit.

Spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe që prej asaj kohe marrja e shërbimit shëndetësor është kthyer në sfide për 70-mijë banoret e Kurbinit.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …