SPITALI I LEZHES PAJISET ME MAMOGRAFI

Gratë dhe vajzat e rajonit të Lezhës nuk do të udhëtojnë më drejt Shkodrës apo Tiranës për të kryer mamografinë. Kjo aperaturë tashmë ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës dhe brenda pak ditesh do të jetë në funksion. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Spitalit Leon Kaza, sipas të cilit mamografia është mundësuar falë një donacioni, ndërsa e ka konsideruar këtë aperature si mjaft të domosdoshme për spitalin.

Mamografia ka qenë një kërkese e vazhdueshme e bluzave të bardha në Spitalin e Lezhës, kjo duke ju referuar faktit se numri i femrave të prekura nga kanceri i gjirit ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit.

Lexoni dhe kete

NDOTET BREGDETI I KUNE-VAINIT NE LEZHE

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron këtë pamje.Prej ditesh vija bregdetare …