SPITALI I SHKODRES, DEM EKONOMIK MBI 20.5 MLN LEKE NDAJ SHTETIT

Spitali Rajonal i Shkodrës i ka shkatuar një dëm ekonomik mbi 20.5 milionë lekë buxhetit të shtetit. Ky është rezultati i auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku u konstatua keqmenaxhim i fondeve dhe shpenzime, si pasojë e shkeljeve të kryera. Ky spital edhe pse ka patur shërbimin e pandërprerë të dializës deri në 2016 ku rezulton dhe regjistri i fundit i pacientëve, e ka kaluar këtë shërbim tek private me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë. Si rezultat pajisjet ekzistuese të hemodializës, rezultojnë se janë lënë të mbyllura tek reparti i vjetër i Hemo-Dializës dhe janë jashtë funksionit, për arsye të braktisjes dhe jo për arsye të mosfunksionimit. Vlera fillestare e investimit të kryer në vitin 2005, për repartin e Hemo-Dializës është mbi 22 milionë lekë dhe njëkohësisht duke llogaritur amortizimin në vite, vlera e makinerive mjekësore të Hemo-Dializës së vjetër, në momentin e abandonimit të tyre është mbi 11 milionë lekë.

Sipas KLSH-së drejtori i Spitalit Rajonal duhet që të njoftonte Ministrinë për ekzistencën e këtij reparti. Një tjetër shkelje e konstatuar ka të bëjmë me pagesë më të madhe se sa ishte kontrata për rikonstruksionin e reanimacionit. Pagesa ekstra është mbi 2 milionë lekë. Nga auditimi mbi të ardhurat dytësore janë konstatuar parregullsi në praktikat e dhënies me qira të ambienteve ndaj të tretëve duke shkaktuar dëm ekonomik në shumën e 1.4 milionë lekë. Abuzime janë kryer edhe me mirëmbajtjen e pajisjeve të dializës duke kryer shërbime ose zëvendësime të pajisjeve më shumë se një herë edhe pse ishin brenda garancisë.

Dëmi nga kjo shkelje është 1.2 milionë lekë. Abuzime ky spital ka kryer edhe në blerjen e medikamenteve për kimioterapinë në vlerën e 800 mijë lekëve. Pagesat për largimet nga puna pa të drejtë i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në vlerën e 6.2 milionë lekë. Deri në fund të 2017 janë akumuluar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve të skaduara me vlerë 49.7 milionë lekë. Për të gjitha këto shkelje KLSH ka rekomanduar gjithsej 35 masa organizative, 10 masa për shpërblim dëmi dhe 13 masa disiplinore. Ndërkohë që është bërë edhe kallëzim penal në prokurori për ish drejtorin e spitalit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

PERMBYTJET NE SHKODER, MOLLA: KOLEKTORET KANE QENE NE FUNKSION

Për përmbytjet në qytetin e Shkodrës një ditë më parë ka folur edhe drejtori i …