Wednesday , 1 April 2020

SPITALIT TË LAÇIT I VIHET SHIRITI I KUQ

Spitalit të Laçit i është vënë shiriti i kuq i bllokimit për shkak të dëmtimeve serioze që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe përbën rrezik për mjekët e pacientët. Me përjashtim të urgjencës, shërbimet dhe stafi mjekësor janë ndërprerë dhe transferuar drejt Spitalit të Lezhës.

Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhet bashkia e Kurbinit, para spitalit po ngrihet një çadër urgjence, ndërsa autoritetet synojnë që shërbimet ambulatore i përballojnë me shtimin e grupeve të urgjencave në terren.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, dëmet në spitalin e Laçit nuk e rrezikojnë ndërtesën, por ai nuk do të hapet pa rikonstruksion.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …