“SPORT ARENA”, DISKUTIME PËR KRIZËN E VLLAZNISË

Ecuria jo e mirë e Vllaznisë në javët e fundit të kampionatit dhe rreziku I saj për rënien nga Superliga, ka qenë temë diskutimi edhe në emisionin “Sport Arena” mbrëmjen e së hënës në televizionin Rozafa. Presidenti I ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë Lazer Matija dhe gazetari sportiv Admir Uruçi kanë bërë thirrje për kujdes dhe angazhim maksimal të të gjithëve për daljen nga kjo situatë.

Në këtë emission është folur edhe për suksesin e ekipit të basketbollit të të rinjve të Vllaznisë që është shpallur kampion këtë sezon dhe në studio kanë qenë të ftuar trajneri Roland Koka dhe kapiteni Edison Rrashketa. Trajneri I këtij ekipi ka shprehur bindjen e tij të plotë se sukseset e këtij ekipi do të vazhdojnë edhe të ardhmen.

Gjatë minutave të këtij emisioni është folur edhe për futbollin e femrave dhe turneun që ekipi I Vllaznisë do të zhvillojë muajin e ardhshëm në Greqi ku padyshim që do të tentojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë.

Lexoni dhe kete

ASTRIT KRONAJ FITUES I ETAPËS SË TRETË TË “MISHEL CICOS”

Çiklistët e Vllaznisë ashtu si e nisën aktivitetin e rradhës të zhvilluar nga Federata Shqiptare …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin