“SPORT ARENA” EMISION SPECIAL PËR SUKSESET E ATLETIKËS

Me titullin kampion të fituar pak ditë më parë, ekipi i atletikës së Vllaznisë për meshkuj e ka çuar në 22 numrin e tyre duke u bërë kësisoj ekipi me më shumë tituj kampion të fituar në historinë e Sportklub Vllaznia. Titulli i fundit ka qenë madje i 10-ti rradhazi i fituar nga atletët shkodranë. Pikërisht për këtë arsye, televizioni Rozafa i ka kushtuar një emision special të “Sport Arenës” këtij sporti, emision ky i realizuar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”. Protagonistë të këtij emisioni kanë qenë sportistët dhe trajnerët e Vllaznisë të cilët kanë premtuar se këto suksese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Atletika në gjithë botën jo më kot konsiderohet mbretëresha e sporteve dhe në fakt, e tillë është edhe në Shkodër. 22 tituj kampion të fituar janë një krenari e madhe e gjithë trajnerëve dhe sportistëve që kanë kontribuar për arritjen e tyre.

Lexoni dhe kete

PANUÇI NDËRPRET INTERVISTËN, TIFOZËT E KONTESTOJNË

Tifozët ishin të shumtë në Evian, bënë gjithçka për të ndihmuar kombëtaren, por ishte e …