Monday , 26 February 2018

“SPORT ARENA”, EMISION SPECIAL PËR SUKSESET E BOKSIT SHKODRAN

Emisioni “Sport Arena” i kësaj të hëne ka qenë një emision disi ndryshe teksa studio e tij është spostuar nga ambjentet e televizionit Rozafa tek palestra e boksit të Vllaznisë. Kjo ngaqë ka qenë një emision që i është kushtuar tërësisht sukseseve të jashtëzakonshme të këtij sporti i cili për vitin 2017 ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm. I pyetur se cila ka qenë çelësi i të gjithë këtyre sukseseve, trajneri Zef Gjoni është shprehur.

Padyshim që një emision i tillë ia ka vlejtur sepse të kesh në studion e impovizuar në palestrën e boksit emra të tillë trajnerësh si Zef Gjoni, Artur Gavoçi, Besnik Limani, Jozef Sermi, Lazarin Vila e Klaudio Çekini, është privilegj, Po ashtu edhe boksierët kampionë Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, Vuksan Guri e Bekim Vjerdha, pa lënë mënjanë edhe kampionët e moshave, Asmir Skutina, Xhoi Eljazi, Leonard Arra, Angjelin Dardha e Klodian Doda, sigurisht që është kënaqësi sepse po i dhurojnë shumë trofe e tituj kampion Klubit Vllaznisë dhe Shkodrës.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FEMRA SIGURON FINALEN E KUPËS

Vllaznia në futboll për femra është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë për …