“SPORT ARENA” RIKTHEHET SËRISH NË EKRANIN E TV ROZAFA

Pas një periudhe shkëputje, “Sport Arena” është rikthyer sërish në transmetim në ekranin e televizionit Rozafa dhe mbrëmjen e së hënës duke sjellë emisionin e parë për këtë vit. Një emision që kryesisht i është dedikuar arritjeve të sportit shkodran gjatë vitit të kaluar por njëkohësisht edhe atyre se çfarë pritet të ndodhin gjatë 2020-s.

Në studio kanë qenë disa nga protagonistët e këtyre suksese, pikërisht sportisti më i mirë i Sportklub Vllaznisë, atleti Franko Burraj si dhe presidenti i Vllaznisë në futboll për femra Lazer Matija dhe ai i basketbollit Alban Xhaferi.

“Sport Arena” do të jetë çdo të hënë në orën 21.00 në ekranin e televizionit Rozafa me premtimin për të sjellë në çdo emision personazhe interesante, diskutime dhe padyshim që do të jetë i fokusuar tek sukseset e sportit dhe sportistëve shkodranë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA E VOLEJBOLLIT, STËRVITJE NË NJË FUSHË FUTBOLLI

Me pallatin e sportit sërish të mbyllur për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë …