Saturday , 25 November 2017

“SPORT ARENA”, SUKSESET E BOKSIT EPIQENDËR E DISKUTIMEVE

Vllaznia duhet ta shfrytëzojë në maksimum kalendarin e ndeshjeve të para të fazës së dytë të kampionatit dhe të largohet nga pozicioni aktual që ka në renditje. Ky ka qenë konkluzioni i diskutimeve të bëra mbrëmjen e së hënës në emisionin “sport Arena” në televizionin Rozafa. Ish-futbollisti i Vllaznisë Edmond Doçi është shprehur i mendimit se stafi i ri pikësëpari duhet të stabilizojë formacionin.

Nga ana tjetër, Ideal Lekiqi ka ngritur problemin e portierëve tek Vllaznia dhe konkretisht atë të mosvazhdimësisë së aktivizimit të portierit Alen Sherri.

Në këtë emision përveç futbollit është folur edhe për sukseset e rradhës të boksit shkodran dhe në studio kanë qenë të ftuar dy boksierët e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Bekim Vjerdha dhe Arjon Kajoshi. Po ashtu është diskutuar edhe për basketbollin me sportistin Gjon Ndoja i cili ka premtuar një ecuri të mirë të ekipit të Vllaznisë në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin