SPORTI UNIVERSITAR, KAMPIONATE NE VOLEJBOLL E MINIFUTBOLL

Sporti Universitar po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri. Krijimi i shoqatës së këtij sporti, ka bërë që pjesë e saj të jenë të gjithë Universitetet e vendit, ndër të cilët edhe “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës. Ndërkohë, prej pak ditësh kanë nisur edhe kampionatet e para, ato të volejbollit për vajzat dhe minifutbollit për djemtë, kampionate këto që zhvillohen sipas një kalendari të rregullt. Pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i mirënjohuri Artan Kalaja, shpjegon më konkretisht cili është qëllimi i këtyre gazetave dhe njëkohësisht edhe pretendimet e ekipeve shkodrane.

Kalajës i është besuar drejtimi i ekipit të volejbollit të femrave të këtij Universiteti dhe padyshim që duket se kemi të bëjmë me një rikthim të tij tek sporti i preferuar.

Në ndeshjet e kësaj jave, Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka fituar si në volejboll me rezultatin 2-0 ndaj Universitetit “Marin Barleti” ashtu edhe në minifutboll me rezultatin 14-2 po ndaj këtij Universiteti dhe padyshim që do të tentojnë të shpallen kampionë.

 

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL TË RINJ, VLLAZNIA PRETENDON TITULLIN

Basketbolli në Sportklub Vllaznia këtë sezon duket se do të krenohet vetëm me suksesin e …