Friday , 30 October 2020

SPORTKLUB VLLAZNIA NDERON RAIMOND RASHËN

Pas një periudhe 7 mujore me dyer të mbyllura, pallati i sportit “Qazim Dervishi” ka hapur sërish dyert për ekipet sportive për stërvitje. Dhe i pari që ka zbritur në parketin e tij ka qenë ai i basketbollit të femrave të Vllaznisë.

Drejtuesit e klubit ndërkohë kanë shfrytëzuar këtë moment, për të nderuar edhe një figurë shumë të njohur të sportit shkodran, ish- trajnerin e këtij ekipi- Raimond Rashën.

Ka qenë drejtori Mark Kroqi që ka shprehur Mirënjohjen për kontributin gjysmëshekullor të këtij trajneri në shërbim të basketbollit shkodran…

Ndërkohë vetë Rasha është parë i emocionuar nga kjo ceremoni e thjeshtë sepse pas 54 vitesh kontribut, më në fund dikush kujtohet për të…

Nderime dhe vlerësime të tilla kuptohet që janë të domosdoshme për të tilla figura sepse në fund të fundit është minimumi që mund të bëhet për to, për gjithë atë djersë, mund e sakrificë që kanë bërë për Vllazninë dhe Shkodrën.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …