25 vite kontribut si trajner moshas pranë klubit Vllaznia e bëjnë Roland Kokën mjaft të veçantë sepse nga duart e tij kanë dalë shumë lojtarë cilësorë të cilët kanë bërë emër në basketbollin shkodran dhe atë shqiptar.
Pikërisht, për ta falenderuar për gjithë kontribut në vite, drejtuesit e Sportklub Vllaznia dhe stafi i trajnerëve të tij, kanë zhvilluar paraditen e së martës një ceremoni shumë të thjeshtë por mjaft kuptimplote për ta nderuar me një mirënjohje profesor Kokën.
Në emër të tyre ka qenë trajneri i njohur i basketbollit Bledar Gjeçaj që ka vlerësuar figurën e tij…
Ndërkohë vetë Koka është shprehur i lumtur për këtë vlerësim të marrë pas shumë e shumë vitesh kontribut për basketbollin…
Emra të tillë si ai i Roland Kokës padyshim që i kanë bërë nder klubit Vllaznia dhe Shkodrës dhe janë shembuj për t’u ndjekur, por ajo çfarë është më e keqja, sot gjithnjë e më pak kemi të tillë trajnerë kaq pasionantë në qarkullim.