Friday , 30 October 2020

STARTON EMISIONI “AUTOCHTHONOUS” NË TV ROZAFA

Starton në TV Rozafa emisioni “Autochthonous” për këtë sezon televiziv, i drejtuar nga gazetari Simon Shkreli. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga selia e Partisë Demokratike, Kryetari i Forumit Rinor kësaj force politike, Belind Këlliçi, foli për procesin zgjedhor brenda PD-së.

Madje ai u shpreh se pavarësisht që maxhoranca ka shkelur gjitha marrveshjet me qëllimin e vetëm të qëndroi në pushtet PD do dalin fituese, pasi modeli që ofron PD është model fitues dhe program i saj politik është konkret.

Këlliçi hodhi akuza ndaj mazhohrancës që sipas saj në Qarkun e Shkodres ka sjell drejtues të policisë të cilët kanë qenë të shkarkuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin…

Kreu i të rinjëve demokrat u ndal edhe tek situata ekonomike në vend ku u shpreh se të rinjt po largohen nga vendi, dhe se familjet shqiptare po varfërohen çdo ditë dhe se fajtor është kjo qeverisje dhe kreu i saj Edi Rama.

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhëshem.

Tashmë në gjitha deget e saj është zhvilluar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, të cilët më pas do përzgjidhen nga kryesia e PD-së 140 kandidatën nga e gjithë lista e propozuar në të gjitha rrethet, dhe do miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …