Wednesday , 18 September 2019

STARTON FESTIVALI I 57-te MBAREKOMBETAR TE KENGES PER FEMIJE

Pasditën e së mërkurës ka startuar nata e parë e festivalit të 57-të mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Edhe edicioni i këtij festivali u organizua në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Tonin Fishta, është 82-vjeçari, të cilin puna si teknik zëri e ka bërë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër por jo vetëm.

Nga ana tjetër, drejtori i festivalit të këngës për fëmijë, Kujtim Alija është entuziast sa i përket finalizimit me sukses të natës së parë.

12 fëmijë të talentuar çelën siparin e festivalit të 57-të mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, ndërkohë ky festival do të mbahet edhe pasditën e kësaj të enjte dhe do të mbyllet me natën finale të premten në ora 18:00 në teatrin “Migjeni”.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e …