STARTON KAMPIONAT, VLLAZNIA FITON 2-1 NDAJ KORABIT

Me fitore e ka nisur Vllaznia kampionatin e kategorisë së parë. Në takimin e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ajo ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Korabit të Peshkopisë. Një trepikësh me shumë vlerë që do t’I ndihmojë kuqeblutë në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm. Goli I parë është shënuar në limitet e pjesës së parë me autor Arsen Hajdarin. Në minutën e 65-të Murrja do të barazonte për miqtë por tetë minuta më vonë braziliani Zhunior Rodriguez do të shënonte golin e dytë dhe të fitores për Vllazninë. Trajneri I saj Hasan Lika në prononcimin e tij pas ndeshjes është shprehur I kënaqur me fitoren por nga ana tjetër ka deklaruar se skuadra e tij ka ende vend për t’u përmirësuar.

Ndërsa zëvendëstrajneri I Korabit Donald Mëziu, ka deklaruar se skuadra e tij I tregoi Vllaznisë se jo vetëm ajo luan futboll të bukur.

Kampionati I kategorisë së parë kësisoj ka startuar tashmë dhe Vllaznia duhet të fillojë të mendojë për sfidën e javës tjetër, atë me Burrelin.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …