Friday , 30 October 2020

STARTON “SPORT ARENA”, I FTUARI I PARË THOMAS BRDARIÇ

“Sport Arena” ka startuar sërish mbrëmjen e së hënës në ekranin e televizionit Rozafa dhe në emisionin e parë të këtij sezoni, ka qenë i ftuar trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç.

Gjermani që drejton kuqeblutë për 75 minuta ka shpjeguar për teleshikuesit arsyet e ardhjes në Shkodër, përshtypjet e para për këto dy muaj gjatë të cilëve është duke punuar me skuadrën kuqeblu dhe shumë detaje të tjera të cilat kanë të bëjnë me punën e tij.

Brdariç nga ana tjetër, ka folur edhe për objektivat e Vllaznisë në sezonin e ri duke thënë se do të jetë në mes ekipeve më të mira…

Përkthimi: “Ardhjen te Vllaznia ma sugjeroi një ish- futbollist i kësaj skuadre, Uliks Kotrri dhe pasi bisedova me presidentin, ramë dakord. E kam marrë më shumë dëshirë. Dua të lë gjurmë tek kjo skuadër dhe prandaj po punoj fort. Tifozët duhet të kenë durim sepse ndryshimet nuk bëhen përnjëherë. Kanë ardhur shumë lojtarë, por për ardhjen e tyre nuk ka vendosur vetëm një njeri, por një bord drejtues.

Mendoj që kemi një skuadër të kompletuar dhe jemi gati për sezonin e ri. Kam dëgjuar lajme të ndryshme që thonë që Vllaznia nuk është gati, por është detyra jonë që ne t’i mbushim mendjen atyre që jemi gati.

Shumëkush ndoshta nuk e konsideron favorite Vllazninë dhe në pamje të parë kjo është diçka e mirë për ne sepse do na japë mundësinë të punojmë në qetësi, por nga ana tjetër, e kam të qartë se kjo nuk është e mirë për tifozët kur dëgjojnë se skuadrën e tyre nuk e vlerëson askush. Megjithatë, jam i bindur se kemi për të bërë gjëra të mira në sezonin e ri”.

“Sport Arena” kësisoj ka nisur rrugëtimin e tij dhe natyrisht duke u premtuar teleshikuesve që në çdo emision do të sjellim pranë jush personazhe sa më interesante, diskutime e kronika të cilat do të ngjallin interesin tuaj.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …