Monday , 17 September 2018

“STERILIZIMI I KAFSHEVE, PROÇES QE DUHET KRYER DISA VITE”

Deri në qershor të vitit të ardhshëm pritet të sterilizohen edhe 500 qenë të tjerë në Bashkinë Shkodër. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Oli Pero, përfaqësuese e shoqatës “Animals Need Me” që merret me përkujdesjen e qenve në Shkodër. Sipas Peros, edhe për disa vite duhet të vijojë një proçes i tillë, ndërkohë sheh me problem braktisjen dhe sjellja e qenve nga bashkitë e tjera në Shkodër. Gjithashtu, ajo ka një thirrje për kryetarët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër.

Problematika me qentë e rrugës vijon të mos marrë një zgjidhje nga pushteti lokal, ku kohët e fundit ka pasur edhe helmime të tyre nga qyetarët.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E MJEKEVE SPECIALISTE NE SPITALIN E PUKES

Mungesa e mjekëve specialistë në spitalin e Pukës vijon të jetë një problem shqetësues për …