Eshtë zhvilluar në Lezhë forumi përmbyllës, në kuader të projektit “Studentet e drejtësisë në shërbim të qytetareve në nevojë”.
Gjatë takimit u prezantuan arritjet e këtij projekti, ku përgjatë 10 muajve të zbatimit të tij është asistuar në 40 raste, duke ju ofruar ndihmen juridike parësore.
Ky projekt i cili është zbatuar nga qendra “Altri” është financuar nga Word Vizion në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ndërsa ishte një ndër aktivitet e planifikuara në planin e veprimit për strategjinë e edukimit ligjor.