Friday , 13 December 2019

STUDENTËT I RIKTHEHEN PROTESTAVE NDAJ QEVERISË

Studentët do ti rikthehen protestave në vendin tonë. Një gjë e tillë bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në facebook, në faqen “Për Universitetin”.

“ME MIJËRA NË PROTESTË! Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË! BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!” – shkruhet në njoftim.

Kësisoj protesta është planifikuar për tu zhvilluar me 4 dhjetor para ministrisë së arsimit në ora 11:00 dhe pritet një pjesëmarrje masive e studentëve ashtu si në protestat e dhjetorit të vitit të kaluar.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …