Thursday , 25 February 2021

STUHIA E BORES DEMTON ÇADRAT

Natën e 13 shkurtit familja Murati në Fushë-Milot të Kurbinit u detyrua të luftonte me dëborën dhe erën e fortë, e cila u shkatërroi çadrën në të cilën strehohen që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Në tentative për riparuar çadren kryefamiljari Tahir Murati pësoi dhe fraktura në krah.

Moti i i acartë me dëbore dhe temperatura nën zero ka vështiresuar jetesen e 6 pjestareve të familjes Murati mes tw cileve eshte dhe nje e moshuar 91-vjeçare.

Çifti i bashkëshorteve thonë se askush nuk është interesuar për ta, ndërsa shpresen për rindërtimin e baneses së shkatërruar nga tërmeti i kanë humbur.

Sipas të dhënave zyrtare në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin rreth 30 familje jetojnë në çadra apo kontenier, që prej tërmetit të fund vitit 2019. Ato janë përballur me motin ekstrem të këtyre ditëve në çadra, ndërsa procesi i rindërtimit për banesat individuale ende nuk kanë nisur.

Lexoni dhe kete

“PA LUTJE NUK MUND TË BËJMË ASGJË”

Nga mesha e kësaj të dielë, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra, …