STUHIA SHKAKTON DËME NË SHËNGJIN DHE LEZHË

Stuhia e një natë më parë solli këtë situatë në bregdetin e Shëngjinit. Erat e fuqishmë te cilat nisën në mesnatë të shoqëruara edhe me reshje shiu kanë shkaktuar dëmë të medha. Pemë të thyera, makina të dëmtuara, cadra dhe shezlone, këto janë vetëm disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që ka prekur këtë zonë bregdetare por jo vetem.

Banorët e Shëngjinit si dhe pronarë te bizneseve u shprehen se janë ndjerë të frikësuar nga ajo që kanë parë mbrëmë. Ajo që tregojnë ata është se stuhia zgjati për rreth dy orë dhe se nuk ishte parë anjëherë me pare, duke shkatërruar gjithcka.

Për shkak të motit të keq në Shëngjin çadrat sot një pjesë e madhe e tyrë kane qene thuajse të mbyllura dhe me shumë pak pushues. Si pasojë e motit te keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur demtime ne rrjet si shkak i erave të fuqishme.

Lexoni dhe kete

KATASTROFAT NATYRORE, TAKIM SHQIPËRI – MALI I ZI

Katastrofat natyrore kanë bërë bashkë në një takim përfaqësues të Shqipërisë dhe Malit të Zi, …