Saturday , 31 October 2020

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka shkaktuar dëme të mëdha në pemet dekorative të Shkodrës.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në unazen perendimore të Shkodrës, ku janë dëmtuar 27 peme dekorative. Banorët shprehen se mungesa e krasitjes së pemëve ka shkaktuar këtë situatë…

Nga rrëzimi i pemeve janë dëmtuar edhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara në rrugët e Shkodrës si në Unazën Perendimore apo edhe në lagjen Rus.

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se nga stuhia janë dëmtuar rreth 38 pemë, 6 shtylla të larta ndricimi, dhe 12 koka ndricuesish publik, kabull i furnizimit me energji. Nga dëmtimet e pemëve ka dëmtim të tubacioneve dhe pusetave, apo të trotuarit në afërsi.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …