Saturday , 5 December 2020

SUAD LICI DREJT LARGIMIT, BENJAMIN NAKU DO TA ZËVENDËSOJË

Te Vllaznia priten të tjera ndryshime. Përpos afrimit të ndonjë donatori tjetër, tashmë do të ketë ndryshime edhe në drejtimin e klubit. Nga sa mësohet, administratori Suad Lici ka disa ditë që ka paraqitur dorëheqjen për arsye personale.

Një kërkesë e tij për t’u larguar nga kjo detyrë është marrë në shqyrtim nga Këshilli Mbikëqyrës që e ka kompetencë miratimin e dorëheqjes dhe zëvendësimin e tij.

Dhe nga sa bëhet e ditur, ata kanë gjetur një zgjidhje brenda- përbrenda Këshillit duke propozuar anëtarin e tij Benjamin Naku për postin e administratorit.

Ky i fundit është një figurë shumë e njohur në Shkodër dhe jo vetëm. Ish- gjimnasti i Vllaznisë, prej vitesh kryen edhe detyrën e pedagogut pranë Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Megjithatë këto ndryshime në drejtimin e klubit duket se vijnë në një moment kur në futbollin shqiptar vazhdon kaosi. Në mbledhjen e rradhës, atë të zhvilluar paraditen e sotme me drejtuesit e të gjithë klubeve, është vendosur që bojkoti të vazhdojë sërish dhe kjo sjell edhe më shumë rrëmujë dhe pasiguri për të ardhmen.

Vendimin per te vijuar me bojkotin e ka bere te ditur per mediat, presidenti i Liges Profesioniste Edvin Libohova.

Ndërkohë klubi shkodran ka bërë të ditur se ditën e sotme gjashtë lojtarë të tij janë grumbulluar me ekipet kombëtare të moshave.

Kështu, pesë lojtarë janë grumbulluar me kombëtaren U20 dhe pikërisht Kristi Qarri, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Eraldo Deda dhe Mehdi Çoba. Ndërkohë me kombëtaren U19 është grumbulluar mesfushori Klevis Bebeziqi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË SHTUNËN NDAJ BYLISIT NË “LORO BORIÇI”

Pas asaj me Kukësin, Vllaznia do të luajë një tjetër ndeshje në shtëpi. Kështu, në …