Sunday , 29 November 2020

SUAD LICI IKËN, BENJAMIN NAKU ADMINISTRORI I RI I VLLAZNISË

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Largimi i tij nga drejtimi i klubit shkodran kishte ditë që përflitej, por vetëm pasditen e së mërkurës është zyrtarizuar. Këshilli Mbikëqyrës i klubit ka marrë në shqyrtim kërkesën e tij për dorëheqje dhe e ka miratuar. Njëkohësisht, ka emëruar edhe administratorin e ri që është Benjamin Naku.

Ky i fundit është një emër i njohur për ambjentin sportiv në Shkodër dhe jo vetëm. Ish- gjimnasti i njohur i Vllaznisë, prej vitesh ka mbajtur edhe postin e shefit të Katedrës së Edukimit Fizik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” ndërkohë që ka qenë edhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Klubit Vllaznia. Që do të thotë se e njeh mjaft mirë ambjentin dhe e ka të qartë detyrën që ka marrë përsipër.

Naku është prezantuar para administratës së klubit dhe ka nisur menjëherë nga puna, ndërkohë që edhe ish- administratori Lici nuk është larguar përfundimisht nga Vllaznia por do të vazhdojë të jetë pjesë e saj.

Këtë herë në rolin e kordinatorit teknik. Në këtë mënyrë, në klubin shkodran vijojnë ndryshimet dhe përpos ardhjes së sponsorit Xhaferi, tashmë ka ndryshime edhe në drejtimin e klubit e po ashtu, pritet që pranë tij të afrohen edhe të tjerë donatorë.

Synimi i të gjithëve padyshim do të jetë ndryshimi i fytyrës së Vllaznisë, e cila të nisë një udhëtim krejt ndryshe nga këto vitet e fundit dhe të mos luftojë më për mbijetesë, por për më lart.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …