SUKAJ I GATSHËM, VLLAZNIA E PLOTË DREJT LAÇIT

Vllaznia do të luajë sërish në transfertë ndeshjen e rradhës për kampionat. Pasditen e së mërkurës, në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Laçit do të ndeshen kuqeblutë me vendasit në përpjekje për t’i rrëmbyer pikë njëra- tjetrit. Skuadra shkodrane duke i kushtuar një rëndësi maksimale kësaj sfide, është grumbulluar që pasditen e së hënës por ndërkohë për të ka dalë një problem jo i vogël. Reshjet e borës në Shkodër, padyshim që kanë penalizuar kuqeblutë për stërvitje.

Për pasojë edhe të martën ata janë stërvitur në një ambjent të mbyllur, pikërisht në kalçeto. Kjo gjë sigurisht që nuk ndikon për mirë sepse seanca e fundit stërvitore e kësaj skuadre në një ambjent të hapur ka qenë ajo e së shtunës. Të dielën ka luajtur në Gjirokastër, të hënën ka zhvilluar një stërvitje të lehtë në palestër ndërsa sot në kalçeto. I bie që ekipi i Vllaznisë të zbresë në fushë të mërkurën ndaj Laçit pa asnjë seancë të plotë stërvitore gjatë këtyre ditëve. Kjo gjë është munduar të kompesohet me mbajtjen e një regjimi të fortë sportiv nga ana e futbollistëve. Sa i takon përbërjes së skuadrës në takimin e rradhës, duket se kontigjenti i saj është i plotë.

Madje me ekipin është i grumbulluar dhe mbrojtësi Pjeshka. Po shikohet gjendja e tij pas dëmtimit dhe me shumë mundësi do të përfshihet në 18-shen e kësaj ndeshje. Po ashtu, edhe sulmuesi Sukaj që ka ndjerë një shqetësim të  vogël pas ndeshjes me Luftëtarin, pritet të jetë i gatshëm për takimin me Laçin. Trajneri Gjoka mendohet të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në Gjirokastër dhe objektivi padyshim që do të jetë marrja e pikëve edhe në këtë ndeshje.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË ME PRETENDIME NË TURNEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë po bëhen gati për aktivitetet më të rëndësishme siç janë kampionati kombëtar …