SUKAJ: NJERËZIT E VEÇANTË BËJNË GJËRA TË VEÇANTA

Njerëz të veçantë, bëjnë gola të veçantë. Kështu është shprehur Xhevahir Sukaj pas supergolit të shënuar nga 60 metra distancë në ndeshjen e djeshme ndaj Lushnjës. Sulmuesi i Vllaznisë ndërkohë përveçse për veten, ka folur jo vetëm për veten por edhe për sulmuesin e ri Pusi i cili edhe ai shënoi në këtë ndeshje.

Nga ana tjetër, Sukaj ka folur dhe në lidhje me ndeshjen e rradhës, atë shumë të rëndësishmen në Durrës ndaj Teutës dhe ka shprehur bindjen se Vllaznia mund ta kalojë me sukses edhe atë.

Ecuria e Vllaznisë në ndeshjet e fundit ka qenë shumë pozitive dhe padyshim që Sukaj dhe futbollistët e tjerë të Vllaznisë nëse vazhdojnë të luajnë në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Teutës, mund të ofrohen edhe më shumë në arritjen e objektivit.

 

Lexoni dhe kete

TËRBUNI IA BESON PANKINËN SËRISH KRESHNIK KREPIT

Ndonëse nën drejtimin e tij skuadra ra nga kategoria në fund të sezonit të kaluar, …