SULM ME BOMBE NE AMBASADEN AMERIKANE NE PODGORICE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë është sulmuar me bombë nga një person ende i panjohur, natën mes të mërkurës e të enjtes, pak pas mesnatës. Askush nga personali i ambasadës nuk është lënduar dhe as ndërtesa nuk është dëmtuar. Sulmuesi, tash për tash i panjohur, pasi e ka hedhur bombën në oborrin e ambasadës, është vetëvrarë duke e aktivizuar një mjet tjetër shpërthyes, mu para ndërtesës së ambasadës. Nga ana tjetër dyshohet se shtetasi I cili pasi ka hedhur bombën në ambasaden e SHBA në Podgoricë ka kryer edhe vetëverasje me mjetin shpërthyes.

Nga hetimet paraprake mësohet se dyshohet se kemi të bëjmë me shtetasin Dalibor Jaukoviq, I cili është dekoruar nga Sllobodan Millosheviq si ushtar I Armatës Jugasllave për kryerjen e detyrava të larta ndaj atdheut. “Gjysmë ore pas mesnate, përpara ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së, një person ka bërë vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Para se të vetëvritej, nga udhëkryqi te Qebdra Sportive, ai e ka hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e ambasadës. Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për një bombë dore” ka qenë deklarata e qeverisë malazeze.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane, Jeff Adler, ka konfirmuar sulmin në ambasadë dhe ka bërë të ditur se zyrtarët e ambasadës po punojnë bashkë me policinë malazeze në identifikimi e sulmuesit. “Ambasada po zhvillon procerurat interne për forcimin e sigurisë për personalin e vet”, ka thënë Adler. Nënsekretari i Departamentit të Shtetit, Steven Goldstein, ka treguar se dëshmitarët e kanë parë sulmuesin duke hedhur një mjet mbi murin e ambasadës. Goldstein ka thënë se zyrtarët e sigurisë së ambasadës kanë hulumtuar terrenin përrreth dhe kun kanë gjetur ndonjë mjet tjetër shpërthyes. Ai ka thënë se nuk dihen motivet e sulmit dhe as nëse bëhet fjalë për vetëvrasje të qëllimshme ose të paqëllimshme të autorit. Ambasada, përmes faqes së saj në internet, i ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin vizitat në ambasadë deri në një njotim të ri.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e …