Wednesday , 19 February 2020

SULM ME ARME ZJARRI NE SHTEPINE E GJERGJ MHILLI NE GRUDE

Qëllohet me armë zjarri shtëpia e shtetasit Gjergj Mhilli në fshatin Grudë e Re të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhor rreth orës 12:40, pa shkaktuar dëme në njerëz. Nga sa mësohet në vend ngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe nga vetë deklarimet e të dëmtuarit shtetasit Gjergj Mhilli por edhe nga hetimet e kryera rezulton se të dyshuar si autor të kësaj ngjarje janë dy shtetas vëllezër me njëri tjetrin, dhe po punohet pë kapjen e tyre.

Konkretisht është duke u punuar për arrestimin e shtetasve A.K 37 vjec dhe N.K 28 vjec banues në lagjen Skenderbeg të Shkodrës. Ende nuk dihet se cilat janë motivet e kësaj ngjarje. Ndërsa mësohet se vetë I dëmtuari të ketë deklaruar se I njoha dy personat me të cilët nuk kam asnjë konflikt. Gjergj Mhilli 63 vjec ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhu edhe sulmi në shtëpinë e tij, së bashku me bashkoëshrten.

Policia dyshon se shkak I konfliktit të ketë qenë një jkonflikt I castit mes tij dhe dy të injëve, ndërsa po punohet për kapjen e tyre. Kjo është shtëpia e tretë që sulmohet në Shkodër gjatë kësaj jave, dy me anë të tritolit, njëra prej të cilave e oficerit të pocisë së Shkodrës.

Lexoni dhe kete

VOLTANA ADEMI REAGON PER NGJARJEN

Pranë administratorit te Vllaznisë Suad Licit ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. e cila …