Sunday , 19 January 2020
Breaking News

SULMOHET ME ARME MAKINA E BIZNESMENIT PJERIN KAÇI NE VELIPOJE

Për dy ditë më radhe Policia e Shkodrës nuk ka raportuar për një ngjarje të ndodhur në zonën e Sektorit në Velipojë ku u qëllua me armë makina e biznesmenit Pjerin Kaçi. Nga sa mësohet pasdreken e së enjtes ndaj mjetit të aktivistit të njohur në radhët e PD Pjerin Kaçi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo është ulur nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.

Nga ana tjetër ende nuk kemi një version zyrtarë të Policisë në lidhje me këtë ngjarje. Nga ana tjetër vetë Pjerin Kaçi mësohet të ketë thënë se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person, dhe se në momentin kur ka hyrë në lokal është qëlluar ndaj mjetit të tij.

Ky është rasti i dytë që në Policinë e Shkodrës mbahen të fshehura rastet e sulmeve më armë, sic është rasti i dstës 14 tetor në Shtoj të vjetër kur ka pasur një përplasje me armë zjarri dhe nuk është raportuar nga policia vetem rreth 48 orë më vonë.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …