SULMUESIT E TRAJNERIT ERNEST GJOKA, I FUNDOSIN KAMERAT

Ata kane mohuar të kenë planifikuar sulmin ndaj trajnerit Ernest Gjoka, por videot e siguruara nga kamerat e sigurisë dëshmojnë të kundërten. Ku mjeti tip Mercedes benz me targë AA 282 KR me drejtues shtetasin Sehar Xhenja po prishte shokun e tij shtetasin Nehat Fojleta një ish futbollist të ekipeve të akademisë Vllaznia. TV Rozafa sjell fotografinë e mjetit të parkuar Mercedes benz në rrugëbn kryesore rreth 150 metra larg vendit ku ndodhi përplasja. Kjo pamje ka cuar deri në ngritjen e akuzës për veprime të qëllimshme ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur mer 22 shkurt të këtij viti rreth orës 17:00 pranë fushës sportive “ Reshit Rusi” në Shkodër.

Sipas të dhënave nga ana e grupit hetimor mësohet se shtetasi Nehat Fojleta ka sulmuar I pari trajnerin Ernest Gjoka I cili është kundërpërgjigjur, I ndihmuar edhe nga kapiteni Gilman Lika. 19 vjecari Nehat Fojleta është larguar me vrap nga vendi I ngjarjes në drejtim të mjetit tip Benz që e priste në unazën lindore të Shkodrës rreth 150 metra më tutje. Sehar Xhenja 21 vjecari para policisë ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, ndërsa mësohet se ai është vëllai I shtetasit Shkelzen Xhenja I cili akuzohet si atentatori ndaj shtetases Flutura Muça, ngjarje e ndodhur me 18 shkurt të 2017-es. Ku dyshohet se Shkelzen Xhenja është pagura për të vrarë shtetasen Flutura Muça nga kunati I saj Sadetin Sula I cili akuzohet si autori I vrasjes së bashkëshortës së tij Suela Sula, ngjarje e ndodhur në mobilerinë e ciftit Sula në fshatin Melgusë të Shkodrës.

Nga ana tjetër policia e Shkodrës në bashkëpunim edhe me grupin hetues ka arritur që përmes pamjeve filmike të siguruara nga disa biznese të zonës të ndaloj shtetasit Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenja, ndërsa po hetohet pista e porositjes së sulmit ndaj trajnerit Gjoka. Pistat janë të shumta por deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …