Wednesday , 27 January 2021

SUPERSTRADA LEZHE-MILOT, “RRUGA E VDEKJES”

Dy të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i kater aksidenteve të ndodhura në superstraden Lezhë-Milot vetem gjatë javës së fundit.

Aksidentet kanë ndodhur thuajse në të njejtin vend në zonen e Ishull-Lezhës e cila është mjaft e populluar në të dyja anet dhe ka hyrje dalje të shpeshta.

Vetem në këtë zonë numerohen 10 viktima e shumë përsona të plagosur gjatë viteve të fundit, teksa i gjithë segmenti nga Lezha në Milot vijon të mbetet burim aksidentesh.

Edhe pse në të dy anet zona është e banuar në këtë rrugë mungojnë kushtet e sigurisë për këmbësoret, pasi nuk ka asnjë mbikalim. Banoret e fshatrave përreth tregojnë rrezikun me të cilin përballen çdo ditë, teksa thonë se automjetet lëvizin me shpëjtësi dhe nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Që prej ndërtimit të saj e deri më tani superstrada Lezhë-Milot ka marrë me dhjetra jetë njerezish, çka e dëshmojnë dhe lulet e lapidaret e vendosura në përkujtim të viktimave thuajse nw çdo km të këtij segmenti.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …