Sunday , 27 September 2020

TABAKU: RAMA I GËNJEU SHQIPTARËT SE RRUGA NUK ËSHTË ZHVILLIM

Partia Demokratike deklaron se bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku publikon deklaratat e kryeministrit teksa shkruan se Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë.

“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!

Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku.

Lexoni dhe kete

“NËSE KA VULLNET POLITIK, SHQIPËRIA MUND TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA”

Nga Shkodra, ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, deklaroi se nëse ka vullnet politik, …