Friday , 22 January 2021

TABELA SINJALIZUESE QE NUK I RESPEKTON ASKUSH

Ne Lezhe sinjalistiken rrugore te vendosur ne qytet nuk e njeh as policia rrugore. Duke perfituar nga kjo situate, drejtuesit e mjeteve parkojne dhe qarkullojne sipas deshires se tyre. Kjo tabele qe ndalon parkimin e mjeteve eshte vendosur ne nje pozicion qe askush nuk e sheh. Kaq mjafton dhe ne hyrjen drejt sheshit kryesor krijohet kjo veshtersi levizjet. Ky eshte vetem fillimi i nje anomalie qe shoqeron lezhen. Ne te dy anet e ures qe lidh qytetin me superstraden qendrojne keto tabela sinjalizuese qe ne fakt nuk e lejojne levizjen e furgoneve, kamioneve e autobuzeve, por sa respektohet ne te vertete. Keto pamje nuk duan asnje sqarim.

Si per cudi, keto tabela as qe vihen re nga drejtuesit e mjeteve qe nuk lejohet te levizin pergjate ures se lezhes. Ndonese prezenca e policise rrugore ne kete pjese eshte mjaft e dukshme, per drejtuesit e mjeteve kjo nuk perben asnje shqetesim.

Policia rrugore shfajesohet me prononcimin e saje se keto mjete kane leje nga ana e bashkise per te levizur pergjate ketij segmenti qe ne fakt tabelat e pengojne. Pavarsisht se ky pretendim mund te jete krejtesisht i vertete, policia rrugore eshte per te respektuar tabelat sinjalizuese, dhe qe ne fakt per kundravajtjet ndaj tyre penalizon qytetaret, dhe aspak per te marre si te mireqene vendimin e bashkise. Tabela e rregullt percakton sakte ne raste te vecanta kalimin e mjeteve te autorizuara, por keto tabela ne lezhe jane krejtesisht kontradiktore, dhe kete e ben me teper kontradiktore heshtja e policise rrugore.

Lexoni dhe kete

ADEMI: MUNGON BAZA USHQIMORE PËR GJËNË E GJALLË

Me anë të një postimi në facebook, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për …