Breaking News

TAEKONDO/ VLLAZNIA FITUESE E KUPËS ME MOSHAT

Kupa e Shqipërisë në taekondo ka ulur siparin dhe bashkë me të janë mbyllur të gjitha aktivitetet kombëtare të këtij sporti për vitin 2018. Në garat e kupës të zhvilluara në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ka patur shumë pjesmarrje dhe rivalitet. Këtë e tregon më së miri fakti se pjesmarrës kanë qenë 210 sportistë, përfaqësues të 17 ekipeve të cilët kanë garuar për shtatë orë me rradhë për të shpallur më të mirët. Ka spikatur ekipi I Tiranës me të rriturit ndërkohë që ekipi I Vllaznisë dominon me moshat e vogla ku ka marrë edhe kupën. Trajneri Elion Puka në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet se pikësynimi pikërisht ky ka qenë, suksesi me këto mosha.

Taekondoja është një sport I cili nga viti në vit po merr përmasa gjithnjë e më të madhe ndërkohë që në Shkodër numri I atyre që e ushtrojnë po vjen në rritje dhe ky është tregues I një projekti ambicioz edhe për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …