Breaking News

TAHIRI: KUSH BESON SE JAM I FAJSHEM TE VOTOJ “PRO” FUTJES TIME NE BURG

Deputeti socialist Saimir Tahiri deklaroi se do ta përballonte vetë betejën me atë që e quajti bandë në politikë që ka gatuar historinë e tij për përfshirjen në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.   “Çdo bandë kriminale, qoftë dhe kjo që është arrestuar sot ngjan amatore përballë bandës që ka gatuar këtë dhe është në politikë.

Tahiri u shpreh i vendosur për të luftuar pa u fshehur pas partisë dhe as pas imunitetit madje kishte dhe një apel për deputetët e PS-së  “Unë nuk dua mbrojtje falas nga askush. Nuk dua të dal nga kjo histori si një njeri që po ia falim kësaj here por hajt se s’ka problem, por po ia falim që ti shpëtojë burgut. Jo nuk e dua. Unë dua ti shkoj të vërtetës deri në fund.  Dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë. Nuk dua mbrojtje nga askush dhe jam i gatshëm të përballem me cdo pasojë. Deputetët e PS-së, jam super i bindur që do të mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën e jo Saimir Tahirin. Nëse ka dhe një të vetme që beson se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën dhe unë duhet të shkojë në burg le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë prapë do të përballem edhe me këtëMua në  PS sot e nesër më ka bashkuar e vërteta e as konjuktura dhe as vëllazëria e ca njerëzve që nën koridoret e politikës bëjnë pacavure në kurriz të shqiptarëve. Nuk më ka bashkuar në PS për të mbrojtur nëjri tjetrin në rastet kur dikush nga ne shkel ligjin. Nuk do të doja kurrë që askush nga këta të më mbronte nëse unë do shkelja mbi veten time e ligjin.  Unë nuk kam kërkuar mbrojtje nga askush dhe nuk do i jepja mbrojtje askujt që ka nevojë të përballet me drejtësinë. Për çmimin e së vërtetës dhe të drejtës kam i gatshëm të paguaj gjithçka jam e gjithçka kam. As nuk dua të ma falë të vërtetën njeri dhe as nuk dua të jem peng i askujt për të vërtetën të cilën dua ta gjej vetë, pa ndihmë e pa mbështetje, të cilitdolloj. Jam një qytetar pa asnjë lloj pushteti.”

Tahiri vuri  në dispozicion një dokument të Prokurorisë së Katanjës të cilin deklaroi se e kishte siguruar brenda 48 orëve dhe ku thuhej se nuk kishte asnjë procedim penal në Itali ndaj tij.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …