Saturday , 16 November 2019

TAKIM INFORMUES PËR DISKRIMINIMIN NË VEND

Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” i është bashkuar javës ndërkombëtare për sportin, e cila synon të bashkojë mbështetësit, klubet, lojtarët, grupet e pakicave dhe komunitetet e prekura nga diskriminimi për të kërkuar barazi dhe gjithëpërfshirje.


Pjesë e këtij seminari të parë ishte basketbollisti amerikan i Vllaznisë, Johnatan Hudson.

“Unë luaj basketboll me ekipin e Vllaznisë. Jam i kënaqur që jam pjesë e këtij sesioni informimi në lidhje me diskriminimin. Eksperienca ime në Shqipëri ka qenë e mirë dhe e keqe në të njëjtën kohë. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, por edhe janë mendje mbyllur. Ne gjithë jemi njerëz, nuk ka rëndësi ngjyra. Shpresoj që fjalët e mija të kenë ndikim tek të tjerët në këtë sesion.”


Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rinjtë të jenë më të ndjeshëm për të reaguar ndaj formave të ndryshme të diskriminimit në sport dhe të bëhen promotorë të parimeve të barazisë dhe gjithpërfshirjes në sport dhe në të gjitha fushat e jetës.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …