TAKIM KOORDINUES-KONSULTATIV PER TREGJET NE BASHKINE SHKODER

Nje takim koordinues- konsultativ per tregjet ne territor eshte zhvilluar pasditen e se Premte ne Bashkine Shkoder.  Gjate takimit eshte vene theksi ne disiplinimin e shpejte dhe te strukturuar ne baze te ligjit. Ne takimin ku ishin edhe perfaqesues te drejtorive rajonale te linjes eshte informuar se punimet ne Merkaton e Mishit ne lagjen “Rus” kane avancuar ndjeshem. Detyrimet e saj sipas akt- marreveshjes me tregtaret, Bashkia i ka permbushur. Tanime mbetet vetem lidhja me rrjetin elektrik te merkates nga ana e OSHEE. Pavaresisht kerkesave te vazhdueshme nga Bashkia, OSHEE nuk ka realizuar lidhjen dhe si rruge e vetme eshte pare perfshirja e Institucionit te Prefektit per zgjidhjen e ngerçit.

Po ashtu eshte prezantuar edhe ideja e sistemimit te tregut ne oborrin e Merkatos ne “Rus” ku do te kete hapesire per rreth 160 tregtare. Eshte diskutuar edhe per gjetjen e hapesirave per mini- tregje ne zona te ndyshme te qytetit, gjithmone per t’i sherbyer tregtareve e qytetareve dhe ne permbushje te kritereve ligjore. Pike tjeter e takimit ishte edhe sistemimi perfundimtar i tregjeve te gjese se gjalle. Kryebashkiakja Ademi eshte treguar e prere duke thene se do t’i jepet fund tregtimit ne rruge. Eshte lene detyre hartimi i nje plani te detajuar veprimi per te garantuar zgjidhje perfundimtare ne koordinim ne mes institucioneve.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …