Sunday , 25 October 2020

TAKIM PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Eshte zhvilluar kete te Premte ne Shkodres takimi per implementimin e skemes se re te ndihmes ekonomike. Nje skeme qe konsiston ne saktesimin e familjeve ne nevoje dhe rritjen e pages se ndihmes ekonomike. E pranishme ne kete takim ishte edhe drejtoresha e pergjitshme e sherbimit social, Etleva Bisha, qe tha se ky takim synon diskutimin me administratoret shoqeror mbi te gjithe fazat qe do te kaloje procesi i skemes se re te ndihmes ekonomike, nderkohe qe kerkoj mbeshtetjen e bashkive ndaj administratoreve shoqeror.

Ndersa, prefekti i Qarkut Shkoder, Paulin Radovani, u shpreh se nese zbatohet drejte kjo skeme e re do te pakesohen edhe problemet e njerezve ne nevoje.

Ne kete takim moren pjese perfaqesues te zyrave sociale ne Qarkun e Veriut. Para pak ditesh ka perfunduar faza e pajisjes se zyrave te administratoreve me te gjitha mjetet e nevojshme per procesin e aplikimit per ndihmen ekonomike.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …