“TAKIMET MUZIKORE TE DY BOTEVE”

Arie nga opera “ Mrika”, Valle Hungareze, këngë tradicionale qytetare Shkodrane,  Shtraus, Bah, Brams, Mozart, Shostakoviç etj kanë qenë pjesë e edicionit të 11 të “ Takimet muzikore të dy botëve”, I cili pas Gjirokastrës u mbajt edhe në Shkodër. Ilda Mara organizatore e eventit shprehet se muzika është ajo që afron dhe nxit bashkëpunimin, ndërsa synohet që të mbahet gjithmonë në vende që kanë një trashëgimi të madhe kulturore.

Festivali “Argjiro” I titulluar “Takimet muzikore të dy botëve” këtë vit në Shkodër solli një bashkëpunim mes orkestrës së Teatrit “ Migjeni” dhe orkestrës së harqeve e Klubit të Artit dhe Kulturës Sigal Unika. Ndërsa do ketë edhe orkestra dhe muzikantë të njohur nga vendet e ndryshme të botës që do bëhën pjesë e e eidicionit të 11.

Në një sallë të mbushur plotë të Teatrit “Migjeni” artëdashës të shumtë të Shkodrës ndoqen nga afër pjesët nga kryeveprat e kompozitorëve Shkodranë si Zadeja, Jakova, Gaci etj si dhe nga kompozitorët e njohur botëror.

Lexoni dhe kete

EDUART NDOCAJ GUXON EDHE NE PIKTURE

Ish deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj guxon edhe në pikturë. Ai paraqiti të gjithë arsenalin …